biblioteka e mendimit shqipetar banner header

JERONIM DE RADA

JERONIM DE RADA (1814 -1903) I lindur në katundin Maki të maleve të Kozencës, ai njihet si njëri nga figurat më të shquara të Rilindjes kombëtare. Studioi në kolegjin e Shën Adrianit dhe që në rini fi lloi në mbledhjen e folklorit më të zgjedhur arbëresh, që e frymëzoi të shkruante më 1836 njërën nga poemat më të njohura shqiptare “Këngët e Milosaos” . Përpara se Shqipëria të kthehej në një identitet politik, nëpërmjet kësaj vepre ajo u kthye në një realitet poetik. Një gjurmë tjetër e rëndësishme që ka lënë De Rada në historinë e kombit janë veprat e tij historiko-politike dhe gjuhësore duke fi lluar me “Parimet e estetikës” (Principii di estetica, 1861), ndjekur nga konferenca ”Lashtësia e kombit shqiptar (“Antichità della nazione albanase”, 1864). De Rada zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. Ai është nga të parët studiues vendës të structures gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe).