JORGJI MEKSI
JORGJI MEKSI (1860-1942) Patriot, demokrat dhe publiçist i shquar, i konsideruar ndryshe edhe “babai i gazetarisë”, për përkushtimin e madh që i kushtoi kësaj fushe dhe për rezultatet e shkëlqyera që arriti, sidomos në krijimin dhe botimin e një gazete të vogël si “Demokratia” e Gjirokastrës, e cila mblodhi rreth vetes fi gurat më të shquara të shqiptarizmës si Branko Merxhani e Vangjel Koça. Gjatë viteve 1918-1925 ai shkroi rregullisht në gazetat “Kuvendi” dhe “Labëria”, e pastaj nëpër rubrikat e “Buletinit diplomatik” dhe “ Buletinit social” të gazetës “Demokratia”, gjatë periudhës 1926-1934. Të spikatura janë shkrimet e tij mbi marrëdhëniet me fqinjtët dhe ato mbi ambjentin ballkanik, duke u shfaqur si simbol i gazetarisë së mendimit diplomatik