KARL GURAKUQI
KARL GURAKUQI (1895-1971) Ishte mësues, nëpunës dhe gjuhëtar shqiptar.[ Lindi në Shkodër më 24 Mars 1895. Mësimet fi llore i bëri në shkollën Françeskane ku fi lloi edhe të mesmet, të cilat i mbaroi në Salzburg; kreu fakultetin e fi lozofi së në Gratz. Djaloshi 22-vjeçar shërbeu në radhët e arsimit për 27 vjet rresht, më të shumtën si profesor gjuhësije ; që inspektor arsimi në Vlorë, Shef Seksioni në Ministrinë e Arsimit, drejtor liceu, anëtar i Komisionit Teknik, profesor i shqipes dhe i latinishtes n’Institutin femëror “Nana e Skandërbeu”, në Tiranë, etj. Veproi edhe si mis, qortues librash shkollorë dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës “Atdheu” (Vlorë, 1921-1922), Mbas përfundimit të Luftës së dytë Botërore, Karl Gurakuqi u largua për në Itali. Këtu bashkëpunoi me revistën “Shêjzat” të Koliqit. Më pas shkoi n’Itali (Palermo) ku shërbeu si profesor në Universitetin e Palermos; bashkëthemeloi Qendrën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptare me R. Petrotten e G. Valentinin që e bëri Palermon qendrën më të rëndësishme albanologjike të kohës me konferencat e botimet. Gurakuqi botoi në këtë organ rreth 100 shkrime. Ato me karakter gjuhësor, për mendimin tim, kanë qenë më me vlerë. Aty ai mbajti rubrikat “Hulumtime gjuhësore dhe botimet albanologjike”. Së pari autori ka trajtuar probleme me karakter leksikologjik dhe leksikografi k. Kështu në shkrimet që kishin lidhje me sinoniminë e fjalëve dhe me kuptimin e tyre e që nuk janë pak, Gurakuqi jo vetëm konstaton, por jep edhe zgjidhje, sipas mendimit të tij. Tek “Shêjzat”, ai nuk ka lënë pa kujtuar ata dijetarë shqiptarë dhe të huaj që kanë dhënë një ndihmesë për zhvillimin e kulturës shqiptare, si dhe ngjarjet dhe botimet më me vlerë të kohës dhe të retrospektivës.