KOSTA CEKREZI
KOSTA CEKREZI (1892 -1959) Lindi dhe u rrit në fshatin Ziçisht (Devolli i Sipërm), kurse gjimnazin e përfundoi në Korçë më 12 Qershor të vitit 1910. Emigroi në SHBA. Megjithëse i ri në moshë, 23 vjeçar, Kosta Çekrezi u bë kryeredaktor I gazetës “Dielli” në qytetin e Bostonit dhe e drejtoi këtë gazetë nga vitet 1915- 1919. Botoi edhe revistën e përmuajshme “Illyria”. Njëkohësisht në të njëjtën kohë, poligloti Kosta Çekrezi, studjoi për ekonomi, administratë shtetërore dhe gjuhën angleze në Universiteti n e Harvardit. Ka shkruar më 1919 studimin historik që ka vlera edhe sot për të ardhmen e kombit tonë: “Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja”. Kosta ka qënë pjesmarës në Kongresin e Lushnjës dhe përfaqësues I Shqipërisë në SHBA në vitet 1920-1922. Në korrik të vitit 1925 Kostandin Çekrezi, i formuar dhe me diapason të qartë, u kthye në Atdhe. Që në takimin e parë me mbretin A. Zog kritikoi ashpër raportet e Mbretërisë Shqiptare me Beogradin. Këto vite të pas 1925- ës kanë qënë vite aktiviteti të mahnitshëm si publicist: botues i gazetave “Telegraf” dhe “Ora”. Në përpjekje për të formuar Organizatën e Shqiptareve në Emigracion, Kostandin Çekrezi u arestua nga qeveria franceze dhe e mbyllën në kampin e përqëndrimit në Vernet d’Ariega të Frances deri në 27 Tetor 1941. Pas kësaj ai u largua për në Amerikë. Në vitn 1951 Kosta Çekrezi botoi në Uashington analizën politike “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”. Në ceremoninë e varrimit të tij, Fan Noli e quajti Kosta Çekrezin “burrë shteti, që kishte luftuar gjithë jetën e tij për kombin e tij dhe ky Djalë i Madh i Shqipërisë, vdiq fukara”. Emri i këtij patrioti lidhet ngushtë me fatin e kombit të tij. Në të gjithë publiçistikën që shkroi, Kostandin Çekrezi e përfytyronte Shqipërinë të lire dhe etnike.