biblioteka e mendimit shqipetar banner header

KRISTO DAKO

KRISTO DAKO (1876-1941) Lindi në qytetin e Korçës në vitin 1876. Studimet e larta universitare i kreu në Bukuresht të Rumanisë për matematikë. Më vonë, pasi emigroi në SHBA, ai i përfundoi studimet universitare edhe për fi lozofi . Kristo Dako ka aktivitet të gjërë patriotik, si brenda ashtu edhe jashtë atdheut. Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si: Shoqata “Shpresa”, Shoqata “Dituria, Shoqata “Djalëria Shqiptare”, Klubi “Bashkimi”, Klubi “Vëllazëria”, Klubi “Dielli i Shqipërisë”. Kristo Dako ka qënë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqipëtareve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë. Kristo Dako njihet si publicist i shquar dhe ka botuar në revistat më të njohura të vendit të asaj kohe si:“Ylli i mëngjesit, “Albania”, “Dielli”. Në vitin 1910 u caktua drejtor i Normales së Elbasanit. Kristo Dakua ka qënë edhe Ministër i Arsimit në qeverinë e Mbretit Zogut. Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip ai zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Europë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj.