biblioteka e mendimit shqipetar banner header

KRISTO FLOQI

KRISTO FLOQI (1876- 1951) Publicist, jurist, politikan. I lindur më 1876 në Korçë, e shohim të emigrojë që në moshë të re në SHBA në dhjetëvjeçarin e parë të shekulli 20, atëherë kur edhe shumë të rinj, si Sotir Peci, Fan S. Noli, Faik Konica, Kristo Dako, Mihal Grameno dhe shumë të tjerë po mbushnin radhët e diasporës shqiptare të Amerikës, të inkuadruar nëpër shoqëritë patriotike të atjeshme, pas asaj të pararojës “Malli i Mëmëdheut”, krijuar më 1904 në Xhemstan nga Perto Nini Luarasi. Shumë shpejt Kristo Floqi shquhet si në fushë të publicistikës, ashtu edhe në çëshje organizative të diasporës shqiptare. Kristo Floqi është ndër ata të katër themluesit e Federatës Panshqiptare “Varta”, e cila do të luante një rol të madh për çështjen kombëtare shqiptare. Në të njëjtën kohë ka qenë dhe redaktor i gazetës “Dielli”. Pas kthimit në Atdhe Kristo Floqi iu kushtua avokaturës, letërsisë dhe politikës. Më 1919 ai drejtonte të përmujshmen”Agimi” në Shkodër, ku kishte hapur dhe zyrën e vet avokatore. Më 19 shtator 1920, për pak muaj ai është Ministër i Arsimit në Kabinetin e Iliaz Vrionit. Në legjislaturën e parë, 21 prill 1921 ishte deputet në Parlament. Ushtroi edhe detyrën e gjyqtarit të Diktimit. Floqi u shqua edhe në fushën e krijimtarisë letrare dhe publicistike, por sidomos në fushën e studimeve. Ai ka botuar një sërë tekstesh me karakter politik dhe juridik, historik e etnografi k. Përmendim:” E drejta themelore”, “Elementë të Ekonomisë politike”, “Një predikim mbi patriotizmë dhe nacionalizmë”,”Kosovë-Serbi e Vjetër”-Studim etnografi k, ku ai kundërshton me fakte se Kosova nuk është Serbi e Vjetër. Kristo Floqi pat një fund tragjik. Pasi u burgos nga vitet 1945-1950, ai vdiq në mjerim, i braktisur në vitin 1951.Asgjëkundi nuk u fol për vdekjen e tij, madje as në gazetën që kishte drejtuar vetë. I vetmi faj i tij ishte akuza se kishte shkruar vargjet e Hymnit të Mbretërisë Shqiptare.