biblioteka e mendimit shqipetar banner header

MEHDI FRASHËRI

MEHDI FRASHËRI (1874-1963) Lindi në Frashër më 28 shkurt 1874. Shkollën e mesme e kreu në Bitolje (Manastir) të Maqedonisë. Më 1894 deri në 1898 studioi në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Ekonomike të Universitetit të Stambollit. Shërbeu në administratën e perandorisë Otomane fi llimisht si nënprefekt në Shqipri, Thrakë e Maqedoni e më pas si prefekt në Sanxhak e Samsun. Më 1911 u emërua nënkomisar i Lartë i Egjiptit. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912 Mehdi Frashëri u kthye dhe po këtë vit emrohet përfaqësues i qeverisë shqiptare pranë komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit për Shqipërinë. Më 1921 zgjidhet deputet dhe drejton dikasteret e ndryshme të qeverisë së kohës. Nga viti 1923-1939, me ndërprerje të shkurtëra përfaqëson Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve (sot OKB-ja) në Gjenevë të Zvicrës. Më 1923 ishte Komisar i Lartë për komisionin Ndërkombëtar për caktimin e kufi jve të Shqipërisë. Më 1929 emrohet kryetar i Këshillit të Shtetit, kryeministër në vitin 1935 dhe në vitin 1944 zgjidhet Kryetar i Këshillit të Regjencës. Po këtë vit le atdheun dhe mërgon në perëndim. Vdiq më 25 Maj 1963 në Romë ku dhe u varros në moshën 89 vjeçare.Ndër botimet e tij më të rëndësishme mund të përmendim “Probleme Shqiptare”, “Historia e lashtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, “Një polemikë mbi kulturën greke në Shqipëri”, “Lidhja e Prizrenit dhe efektet e saj diplomatike”, “Aveniri i Shqipërisë pikëpamje bujqësore”.