biblioteka e mendimit shqipetar banner header

MUSTAFA KRUJA

MUSTAFA KRUJA (1887-1958) Ishte firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë, anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, kryeministër i shtetit shqiptar gjatë pushtimit fashist, Senator i legjislarës së XXX të mbretërisë Italiane, pjesëtar i komisionit të punëve të jashtme, tregtisë dhe legjislacionit doganor gjatë mandatit të tij si kryeministër. Si studjues i shqipes, historian e publicist njihet dhe me emrin e pêndës “Shpend Bardhi”. Që në rini të tij qe aktiv në shtypin e Stambollit, e më pas n’atë të Shqipërisë. Do të përkthejë “Shqiptart dhe fuqitë e mdha” përkthim nga Vladan Gjorgjeviç, 1927. Gjatë kultivimit të pasionit të tij për gjuhësinë punon “Fjaluer kritik i Gjuhës Shqipe”, daktiloshkrim që autori ia ka dorëzuar Institutit për Studimet Shqiptare më 1943. Tashmë i humbur, autori ka ripërpunuar gërmat “A” dhe “B” në mërgim pas ‘45. Punon veprën “Abetari i të mërguemit” në Aleksandri të Egjiptit, 1952, me qëllim për t’ia shpërnda fëmijëve t’emigrantëve. “Vëzhgime Iliro-Shqiptare”, 2004. “Aleksandr’i Madh”, postume 2005. “Letërkëmbim (1947-1958), Kruja-Margjokaj”, 2006. “Fjalori i Frangut të Bardhë”, e botuar po ashtu pas vdekjes më 2007. Kujtimeve të vogjlisë e të rinisë, postume, 2007. “Problema gjuhe”, postume, 2011. “Shkrime historike: (nga Egjypt’i vjetër deri tek shpallja e Pamvarsis së Shqipnis)”, 2011.