NAMIK RESULI
NAMIK RESULI (1908- 1985) Ishte një linguist dhe akademik shqiptar. Lindi në Berat më1908. Studimet e larta i mbaroi në Torino për glotologji. Teza e tij e doktoraturës “Mbi shtresëzimet në gjuhën shqipe” u shkruajt nën udhëheqjen e profesorit Matteo Bartoli. U kthye në Shqipëri në vitet 30-të duke punuar si mësues i gjuhës shqipe. Gjatë viteve 1940-1944 ishte anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Gjatë viteve 1948-1957 ishte anëtar i Qëndrë së Studimeve shqiptare në Palermo, kurse më vonë si professor i shqipes në Universitetin Oriental të Napolit. Studimi i tij mbi Mesharin e Gjon Buzukut ishte i pari i këtij lloji në historinë e Albanologjisë, ndërkohë që “Gramatika e gjuhës shqipe”, botuar në Bolonja konsiderohet si një qasje mjaft e rëndësishme në mësimin e gjuhës shqipe nga të huajt.