NEBIL ÇIKA
NEBIL ÇIKA (1893-1944) “Të shtyjë intelektualët tanë ta mendojnë seriozisht problemin shqiptar dhe të bëjnë çfarë do t’iu diktojë burrëria në kuptimin shqiptar të fjalës”. Kjo qe motoja që udhëhoqi publicistin Nebil Çika në hartimin e veprës “Njimendësia shqiptare”(Studim politik e psikologjik)(1943). Në të vërtetë ishte një objektiv për të cilin shkroi tërë jetën e shkurtër, por të ngjeshur me aktivitet mendor e publicistik. Bashkëpunoi në rreth 50 organe, drejtoi disa syresh. Me emër mbetet revista e ilustruar “Minerva” (1932-1936). Si përkrahës i shkollës ideologjike të Neoshqiptarizmës, ai u përfshi gjallërisht në këtë lëvizje mendore të viteve 30-të. Veçantia e mendimit të tij qëndron në faktin se të gjitha problemet që ai arriti t’i kuptonte dhe t’i bënte publike, i analizoi plotësisht nga momentet social-psikologjike të kombit shqiptar nga ku ato ishin krijuar apo po krijoheshin. Nebil Çika i cili u prezantua si fi lozof, sociolog dhe moralist në shtypin e kohës, një rëndësi të veçantë i kushtoi në problemet shoqërore shqiptare, rolit të kulturës dhe sidomos elitës drejtuese e cila është edhe krijuesja e ideve. Mendimtari në mendimet e tij u cilësua si një fuqi, si një faktor i domosdoshëm i mbarëvajtjes së një shoqërie të shëndoshë, sepse është pikërisht ai, që punon me idetë (shkencore, letrare, fi lozofi ke etj.), të cilat i grumbullon me arsyetime duke i lidhur me njëra-tjetrën e duke nxjerrë prej tyre ide të reja të cilat i vë në shërbim të veprimtarisë jetësore.