NONDA BULKA
NONDA BULKA (1906-1972) Lindi në Leusë (Përmet) më 1906. Kreu Liceun Kombëtar të Korçës ku hodhi bazat e një kulture solide të cilën e thelloi më tej me studimet e larta për drejtësi dhe letërsi në Francë. Dha lëndën e gjuhës në shkollat e mesme dhe në Universitetin e Tiranës. U bë i njohur në shtyp që në vitet ’30 me shkrimet letrare, ku shkëlqeu me satirën problematike çka i solli pasoja, deri në internim. Vepra e tij kryesore mbetet “Kur qan dhe qesh bilbili” (1934), ribotim(1962). Në vitet ’80 u botua vepra e plotë në tre vëllime. Vdiq më 14 nëntor 1972.