SAFET BUTKA
SAFET BUTKA (1901-1943) Personalitet i shquar i arsimit, kulturës dhe politikës në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. U lind dhe u edukua në një familje atdhetare të Kolonjës, i biri i Sali Butkës. Shkollimin e mesëm pedagogjik dhe studimet universitare i kreu në Austri. Një nga veprimtarët e shoqërisë studentore “Albania” në Vienë dhe bashkëpunëtor i revistave kulturore “Djalëria” e “Minerva”. Përgatiti dhe botoi së bashku me Lasgush Poradecin dhe Kolë Mirditën përmbledhjen e parë me studime “Naim Frashërit, vjershëtorit dhe edukatorit kombëtar”, Grac 1925, ndërsa studimin e tij për jeten e veprën e poetit “Naim Frashëri një shëmbull, një udhëheqës, një ideal për djalërinë shqiptare”, e botoi si libër më vete (1925). Profesor ne Liceun kombëtar të Korçës dhe më pas në Institutin Tregtar të Vlorës. Drejtor i Normales së Gjirokastrës, kryetar i shoqatës së parë të arsimtarëve dhe i klubit të tyre në Gjirokastër. Gjatë kësaj kohe kreu një varg studimesh pedagogjike, shoqërore e fi lozofi ke dhe botoi mjaft shkrime problemore në shtypin e viteve ’30-të. Kulmin e punës arsimore dhe edukative e arriti si inspektor i Ministrisë së Arsimit, ku bashkë me Mirash Ivananë, hodhën bazat e shkollës kombëtare shqiptare, mandej si drejtor i gjimnazit të Tiranës. Për veprimtarinë antifashiste u arrestua dhe u burgos nga regjimi pushtues fashist dhe më pas u internua në ishulin Ventotene. Me t’u kthyer në atdhe, e këmbeu penën me pushkën kundër okupatorëve nazifashistë. Ai u bë misionar i mirëkuptimit dhe bashkimit kombëtar. Kur nisi konfrontimi ushtarak ndërmjet dy grupimeve kryesore politike, pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes, Safet Butka u vetëfl ijua (19 shtator 1943) për të ndalur luftën vllavrasëse në Shqipëri. Për këtë arsye, Skënder Luarasi e ka quajtur Safet Butkën “Krishti i Shqipërisë” Butka ka lënë një trashëgimi arsimore, kulturore dhe politike, pak të njohur për publikun shqiptar dhe që është përmbledhur kryesisht në librin “Safet Butka”, Tiranë, 2003.