SEJFULLA MALËSHOVA
SEJFULLA MALËSHOVA (1900-1971) Sejfulla Malëshova lindi në Malëshovë të Përrmetit në vitin 1900. Që në moshën 24 vjeçare vjershat dhe artikujt e ndryshëm nëpër gazeta ishkroi nën pseudonimin Lame Kodra, që iu bë më vonë si emër i vërtetë. Ka studiuar në fakultetin e Mjekësisë në Romë, ku dhe krijoi shoqërine “Shpresa e Atdheut” dhe botoi nje revistë të saj me po të njëjtin titull. Më 1924, ai bëhet sekretar i përgjithshëm i qeverisë së Nolit. Më vonë shkon në Moskënë cilësinë e anëtarit të delegacionit të Kominternit. Merr pjesë aktive në Luftën NacionalÇlirimtare. Pas luftës, ushtron shumë funksione politike dhe shoqërore; Organizon Kongresin e parë të shkrimtarëve të Shqipërisë duke u zgjedhur kryetari i Lidhjes së Parë të Shkrimtarëve dhe më pas ministër Arsimi. Njihet gjithashtu edhe si përkthyes i Gëtes, Nekrasovit dhe mjaft shkrimtarëve të tjerë perëndimorë. Për arsye të bindjeve të tij politike burgoset dhe internohet në Ballsh dhe në Fier, për plot 20 vjet. Vdes në 1971.