biblioteka e mendimit shqipetar banner header

SELMAN RIZA

SELMAN RIZA (1909-1988) Lindi në Gjakovë, qytet i rëndësishëm i Kosovës shqiptare. Nё 1936 ai hartoi disertacionin pёr doktoraturё nё Universitetin e Vienёs mbi jetёn dhe vepren e Elena Gjikёs. Nё korrik tё vitit 1942 familjarisht vendoset nё Prizren, ku hap njё avokatore. Synimet e lёvizjes irredentiste shprehen saktё nё traktatin programatik “Manifesti i Irredentizmit Antifashisht”. Krahas nё vitin 1944, Selman Riza pёrfundon punimin: “Pёr dokumentarin e kundёrtezёs shqiptare” (Mbi çështjen nacionale tё Kosovёs), nё tё cilёn hidhen poshtё pikëpamjet shoviniste tё serbomёdhenjve lidhur me Kosovёn. Nё vorbullёn e vёrtetё tё veprimtarisё irredentiste nё Kosovё ai arrin tё pёrfundojё nё 1943 dhe ta botojё nё 1944, veprёn e parё mbi gjuhёsinё shqiptare apo albanistikёn siç e emёrtonte ai. Kjo vepёr ёshtё bashkёsi e tri monografi ve pёrkatёsisht: “Abeceja”, “Drejtshkrimi” dhe “Çështja gjuhёsore”. Tё tri kёto monografi janё tё parat nё historikun e studimeve tё gjuhёsisё shqiptare. Ato dallohen pёr nivelin e profesionalizmit, vёshtrimin kritik ndaj arritjeve pararendёse dhe shqipen, do tё thoshim vehtjake tё autorit. Gjatё veprimtarisё nё Kosovё, Selman Riza krahas monografi ve botoi artikuj qё trajtonin problematika tё gjuhёsisё shqiptare. Monografi tё e botuara janё: “Gramatikё e serbo-kroatishtes”, Prishtinё 1951; “Fillimet e gjuhёsisё shqiptare”, Prishtinё 1952; “Diftorёt e shqipes dhe historiati i tyre”, Prishtinё 1953. Monografi a “Hyrje nё gjuhёsinё e pёrgjithshme” hartuar gjithashtu nё Kosove, mbeti atje dhe nuk gjendet. Kёshtu Selman Riza edhe gjatё qёndrimit tё detyruar nё Kosovё, dha njё ndihmesё tё rёndёsishme nё fushёn e albanologjisё veçanёrisht tё vlefshme pёr Kosovёn. Nё janar 1956, Selman Riza emёrohet punonjёs shkencor nё Institutin e Historisё dhe Gjuhёsisё. Fillon kёshtu periudha e fundit e tij nё marrёdhёnie pune, njёherazi mё prodhimtarja dhe me nivelet mё tё larta profesionale. Krahas monografi ve, Selman Riza botoi edhe artikuj, kryesisht me tema tё fushёs studimore tё gjuhёs shqipe, nё revista shkencore tё Shqipёrisё dhe Kosovёs. Pёr t’u pёrmendur ёshtё edhe teksti universitar “Pesё autorёt mё tё vjetёr tё gjuhёs shqipe”, njё fushё e re e studimeve shqiptare, e cila tashmё ёshtё pёrfshirё nё formimin e mёsimdhёnёsve tё rinj tё gjuhёs shqipe.