Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk nguron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që, me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në histori-në e Gadishullit Ballkanik? Të varur, pas shumë shek-ujsh kulture klasike, nga imazhi që Helenët i japin së kaluarës së tyre, a mos, për shkak të tyre, kemi harruar se kultura të tjera, të cilat nuk ishin aspak Greke, kanë ekzistuar në këtë pjesë të Europës dhe mund ta kenë ndihmuar atë, duke i dhënë fizionominë që tashmë është e saja, pikërisht në momentin kur “mrekullia greke” shfaqi një qytetërim, trashëgimtarë të të cilit, në shumë aspekte, ne ende jemi?