biblioteka e mendimit shqipetar banner header
Detaje
  • Rexhep Qosja

  • Ideologjia e shpërbërjes

  • Sot

  • Dokumenta Te Tjera

    Në këtë trajtesë në asnjë mënyrë nuk merret përsipër obligimi për të hulumtuar çështjen e identitetit kombëtar në përgjithësi, por as për të përvijuar rrugën e formimit e të zhvillimit të identitetit kombëtar shqiptar, në veçanti. Qëllimi që i ka vënë vetes prof. dr. R. Qosja këtu është trajtimi i disa ideve e i disa dukurive në jetën tonë shoqërore, kulturore, shkencore e politike dhe ndikimi i tyre i mundshëm çintegrues në procesin e integrimit shqiptar e, rrjedhimisht, edhe në identitetin historik shqiptar. Në funksion të ideve e të përpjekjeve për krijimin e këtij identiteti të ri kombëtar, në të vërtetë mbikombëtar, po vihet edhe çështja e gjuhës standarde. Për t’u quajtur, vërtet, i formuar, për të qenë, vërtet, i njohur, për të qenë, më në fund, i pranuar, ky identitet nuk mund të jetë i plotë pa gjuhën e vet standarde.

    202201071221Rexhep Qosja Ideologjia e shperberjes.jpg