Pas polemikave të gjata rreth trajtesave të Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qoses, ky i fundit sjell një përgjigje për to. Realiteti i shpërfillur është një reagim ndaj Identitetit evropian të shqiptarëve të Kadaresë. Synimi i tij është të tregojë se identiteti mysliman nuk qëndron më poshtë se ai evropian, pra i krishterë. Gjithashtu, kundërshton kundërshtitë kulturore midis Evropës e Lindjes myslimane, të shprehura nga Kadare. Në këtë vështrim kritik mbron me argumente pikëpamjet e tij, i bën analizë të hollësishme trajtesës së Kadaresë duke i radhitur me përpikmëri. Një vepër që mbron vlerat e myslimanizmit, pa cënuar krishtërimin.